• Go to Home
In Qasja ne Informacion

Transparenca buxhetore – Ministria e Financave

Transparenca buxhetore

Transparenca në financat publike është një element kryesor i qeverisjes, në mënyrë që informacioni mbi buxhetin të publikohet në kohë, të jetë lehtësisht i aksesueshëm si dhe i qartë për qytetarët. Ky angazhim çon më tej drejt stabilitetit makroekonomik dhe fiskal, si dhe për norma më të larta të rritjes ekonomike. Përpos kësaj, ajo ndihmon për të përmirësuar efikasitetin mbi shpenzimet publike. Ministria e Financave i ka kushtuar një vëmendje shumë të madhe transparencës në buxhetim, duke e vendosur atë një nga prioritetet e saj, të materializuar në Strategjinë e Financave Publike 2014-2020. Përmirësimi i transparencës buxhetore përmes këtij angazhimi synohet të arrihet duke:

 Përgatitur të gjithë dokumentat e nëvojshëm buxhetor të kërkuar, në një format të tillë që struktura e tyre të jetë e qartë dhe e kuptueshme për qytetarët.

 Publikuar në kohë këto dokumenta.

 Publikuar në faqen online të MoF dhe në media të gjitha aktivitetet e zhvilluara nga Ministria, përfshirë seancat dëgjimore për programimin afatmesëm buxhetor për të arritur pjesëmarrje aktive të përfaqësuesve nga organizata të ndryshme me bazë qytetarët, NGO, shoqëria civile, nga njësitë e qeverisjes në nivel qendror dhe vendor

Shprehni mendimin tuaj

Komentoni

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>