• Go to Home
In Mbrojtja e Mjedisit

Sistemi informatik i integruar

Sistemi informatik i integruar për licencimin profesional të individëve dhe subjekteve juridike që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e projektimit dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të ndërtimit

Aktualisht, në Ministrinë e Zhvillimit Urban nuk ekziston aplikim software që të menaxhojë aplikimet për licensimin profesional në fushat e mësipërme, dhe çdo praktikë aktualisht ofrohet vetëm në letër. Nëpërmjet këtij projekti synohet ofrimi online i aplikimeve për licencimin profesional nëpërmjet platformës unike qeveritare të ndërveprimit dhe publikimit të këtyre shërbimeve elektronike në portalin unik qeveritar e-albania, duke qënë në përputhje me iniciativat e qeverisë shqiptare për ofrimin e shërbimeve dixhitale ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Sistemi do të përmirësojë shërbimet ndaj qytetarëve, do të lehtësojë procedurat, do përshpejtojë dhe do të rrisë më tej transparencën e sistemit brenda ministrisë, midis ministrisë dhe institucioneve të tjera publike dhe publikut. Sistemi do të shfrytëzojë të gjithë bazën e të dhënave të informacionit dhe të minimizojë sa më shumë të jetë e mundur ndërhyrjen njerëzore në proces, përgjatë performancës së kontrollit aritmetik dhe logjik.

Shprehni mendimin tuaj

Komentoni

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>