• Go to Home

Rreth PQH

Çfarë është Partneriteti për Qeverisje të Hapur?

Çfarë është një angazhim i ndërmarrë në kuadër të Partneritetit për Qeverisje të Hapur?

Specifik

Angazhimi duhet të artikulojë qartë atë që qeveria dëshiron të kryej duke përshkruar aktivitete konkrete që do të zbatohen për të arritur objektivat e hapura qeveritare të vendit.

I matshëm

Çdo angazhim duhet të krahasohet përmes përdorimit të objektivave të matshme. Standardet – metrics me të cilat mund të maten aksion – janë të nevojshme për ndjekjen e progresit dhe do të futen në procesin e Pavarur e vlerësimit të Mekanizmit të Raportimit. Këto metrics duhet të jenë të dizejnuara për të matur rezultatet e gjeneruara nga angazhimet.

Veprues

Angazhimi duhet të shpjegojë se si rezultatet e qeverisë të hapura dhe qëllimet duhet të arrihen. Angazhimi duhet të përfshijë shpjegime të shkurtër të veprimeve, metodologjive, mjetet dhe proceset që do të përdoren nga qeveria për të përmbushur qëllimin e saj.

I përshtatshëm

Angazhimi duhet të adresojë çështjet e hapura të qeverisë në vend se reforma më të gjera qeveritare. Aspektet kryesore të qeverisë së hapur përfshijnë transparencën e informacionit, angazhimi publik / pjesëmarrjen e qytetarëve, dhe llogaridhënies dhe angazhimet e formuluara duhet të pasqyrojë këto parime.

5 SFIDAT E PQH

Përmirësimi i Shërbimeve Publike

Masa që adresojnë spektrin e plotë të shërbimeve ndaj qytetarëve duke përfshirë shëndetin, arsimin, drejtësinë, ujin, energjinë elektrike, telekomunikacionin dhe çdo shërbim tjetër relevant, duke nxitur përmirësimin e shërbimeve publike apo inovacionin në sektorin publik dhe privat.

Rritja e Integritetit Publik

Masa që adresojnë korrupsionin dhe etikën publike, aksesin në informacion, reformat financiare, dhe lirinë e medias dhe shoqërisë civile.

Menaxhim Efikas i Burimeve Publike

Masa që adresojnë korrupsionin dhe etikën publike, aksesin në informacion, reformat financiare, dhe lirinë e medias dhe shoqërisë civile.

Krijimi i Komuniteteve të Sigurta

Masa që adresojnë sigurinë publike, sektorin e sigurisë, reagimet ndaj fatkeqësive dhe krizave, dhe kërcënimet ndaj mjedisit.

Rritja e Përgjegjësisë së Korporatave

Masa që adresojnë përgjegjësinë e korporatave në çështje të tilla si mjedisi, anti – korrupsioni, mbrojtja e konsumatorit dhe përfshirja komunitare.

4 PARIMET THEMELORE TE PQH

Transparencë

Informacioni mbi aktivitetet dhe vendimet e qeverisë duhet të jetë i hapur, gjithëpërfshirës, të jepet në kohë reale, i disponueshëm falas dhe lehtësisht nga publiku si dhe të plotësojë standardet bazë të të dhënave të hapura.

Pjesëmarrja qytetare

Qeveritë duhet të informojnë dhe të mobilizojnë qytetarët në përfshirjen e tyre në debatet publike, ku të mund të japin kontributin e tyre për një qeverisje gjithëpërfshirëse, novative dhe efektive.

Llogaridhënia

Qeveritë duhet të hartojnë politika dhe të krijojnë mekanizma komunikues me qytetarët  për të informuar dhe mbajtur përgjegjësi mbi veprimet apo mos veprimet e tyre, për të promovuar sukseset apo edhe për të pranuar përgjegjësinë e dështimit duke  vepruar sipas ligjeve.

Teknologjia dhe Inovacioni

Qeveritë duhet të njohin rëndësinë e ofrimit të qytetarëve akses të hapur ndaj teknologjisë, rolin e teknologjive të reja në udhëheqjen e inovacionit si dhe rëndësinë e rritjes së aftësive të qytetarëve për të përdorur teknologjinë.

Kronologji: Shqipëria në Nismën Partneriteti për Qeverisje të Hapur

timeline_pre_loader

2011

Shqipëria bëhet anëtare e Partneritetit për Qeverisjen e Hapur

2012-2013

Shqipëria harton dhe zbaton Planin e 1-rë Kombëtar të Veprimit

Plani i I-rë i veprimit u fokusua kryesisht në rritjen e cilësisë dhe efikasitetit në menaxhimin e shërbimeve të burimeve publike, duke zbatuar masat në fushën e transparencës fiskale, qasjen në informacion, përdorimin e teknologjisë së informacionit (IT) dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e zhvillimit të politikave publike. Angazhimet e Qeverisë shqiptare adresuan kryesisht tri nga pesë sfidat e mëdha të PQH-OGP: rritja e integritetit publik, përmirësimi i shërbimeve publike, dhe menaxhimi i burimeve publike në mënyrë më efikase. Ka qenë një total prej 30 (tridhjetë) angazhimesh të ndërmarra nga Qeveria shqiptare për afatin 2012 – 2013.

2014-2016

Shqipëria harton dhe zbaton Planin e 2-të Kombëtar të Veprimit

Angazhimet e Planit të II-të të veprimit u fokusuan në katër sfidat e PQH: Rritja e Integritetit Publik, Menaxhimi Efikas i Burimeve Natyrore dhe Krijimi i Komuniteteve të Sigurta. Plani i 2-të i Veprimit përmban 13 angazhime.

30 Qershor 2016

Shqipëria duhet të dorëzojë Planin e 3-të të Veprimit për periudhën 2017-2018.

Cilët janë hapat për anëtarësim të plotë në PQH?

Partneriteti për Qeverisje të Hapur ka identifikuar shtatë hapa për pjesëmarrje në këtë nisëm:

Hapi 1

Qeveria e interesuar duhet të  plotësojë kriteret minimale të përzgjedhjes dhe të pranojë pesë sfidat dhe pritshmëritë e shpallura nga PQH.

Hapi 2

Të deklarojë qëllimin e qeverisë për të marrë pjesë në PQH duke i drejtuar një letër Komitetit Drejtues të PQH.      

Hapi 3

Të ndërmarrë këshillimin e gjerë publik për informim rreth detyrave të PQH, dhe të identifikojë një forum me aktorë të ndryshëm për këshillime të rregullta me publikun mbi zbatimin e PQH.

Hapi 4

Zhvillimi i një plani kombëtar  për PQH me detyrime konkrete ndaj qeverisjes së hapur që adreson të paktën një nga pesë sfidat e mëdha të PQH, duke përdorur ekspertizën e ofruar nga mekanizmi i rrjetit të PQH.

Hapi 5

Të marrë pjesë në këshillimet e grupit mbi  planin kombëtar  të PQH me vendet anëtare dhe komitetin drejtues.  

Hapi 6

Të adaptojë publikisht Deklaratën e Parimeve të PQH dhe të dorëzojë planin final kombëtar në portalin e PQH.  

Hapi 7

Të publikojë një raport vetë-vlerësimi mbi progresin 12 muaj pas zbatimit të planit të veprimit të PQH, dhe të bashkëpunojë me mekanizmin e Raportit të Pavarur në gjenerimin e raportit të tij.

Si të hartojmë planin kombëtar të veprimit?

  • Qeveria  do të bëjë publike (duke përdorur mjete të ndryshme të komunikimit me aktorët dhe publikun e gjerë) detajet e procesit të konsultimit dhe afatet kohore në dispozicion  para konsultimit.

  • Qeveria do te konsultohet gjerësisht me aktorët relevantë dhe publikun e gjerë, duke përfshirë shoqërinë civile dhe sektorin privat; të kërkojë një gamë të larmishme të pikëpamjeve dhe të bëjë një përmbledhje të konsultimit publik dhe të gjitha parashtresave dhe komenteve individuale me shkrim në dispozicion në internet.

  • Qeveritë do të ndërmarrin aktivitete ndërgjegjësuese për të rritur pjesëmarrjen e publikut në konsultim.

  • Qeveritë do të konsultohen me publikun e gjerë përmes një sërë mekanizmash duke përfshirë internetin dhe takimet individuale duke siguruar angazhimin e qytetarëve.

  • Qeveritë do të krijojnë një forum për të mundësuar konsultime të rregullta mes shumë palëve të interesuara në nismën Partneriteti për Qeverisje të Hapur.

  • Qeveritë do të raportojnë për përpjekjet e tyre për konsultim gjithëpërfshirës në raportin e vetëvlerësimit dhe raporti i mekanizmit të pavarur do të shqyrtojë zbatimin e këtyre parimeve në praktikë.