• Go to Home
In Komunitete te sigurta

Zbatimi i Ligjit “Për mbrojtjen e Sinjalizuesve”, ngritje kapacitetesh dhe plotësim i akteve nënligjore – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Ligjin Për mbrojtjen e Sinjalizuesve

Ky angazhim ka si objektiv rritjen e numrit të denoncimeve për rastet e korrupsionit në autoritetet publike dhe mbrojtjen e informatorëve. Ka përfunduar puna dy vjeçare për hartimin e projektligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një mjet i rëndësishëm parandalues dhe raportues i praktikave korruptive brenda autoriteteve publike dhe subjekteve private. Projektligji është miratuar në Këshillin e Ministrave në 16 dhjetor 2015; në datë 17 shkurt 2016, projektligji u prezantua nga Ministri Çuçi në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku u zhvilluan edhe diskutimet e para në parim mbi përmbajtjen e projektligjit mes anëtarëve të Komisionit dhe përfaqësuesve të MSHCV-së. Ne date 1 mars 2016, projektligji u diskutua në parim në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe u miratua në parim.

Në 7 mars 2016, në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, dhe në përputhje me Rregulloren e Parlamentit, u zhvillua seance dëgjimore me përfaqësues të institucioneve të pavarura, organizata të shoqërisë civile dhe organizata ndërkombëtare për shqyrtimin e projektligjit “Për mbrojtjen e sinjalizuesve”. Institucionet e pavarura që morën pjesë drejtpërdrejtë në ketë Komisioni ishin: Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Popullit, ILDKPKI dhe Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit; ndërsa nga shoqëria civile morën pjesë: Komiteti Shqiptar I Helsinkit, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Instituti Shqiptar i Shkencave, Partners Albania dhe Flag.

Megjithatë, komentet mbi projektligjit janë prezantuar edhe nga OSCE, EUD etj. MSHÇV, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë si bashkëpropozues të projektligjit, kanë shqyrtuar komentet e marra nga të gjitha palët e interesuar dhe reflektuar ato në projektligj. Më datë 29 dhe 30 mars 2016, projektligji u miratua në parim dhe nen për nen në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Projektligji u miratua gjithashtu në Kuvend dhe hyn në fuqi në Tetor 2016 (shënim: ky ishte një angazhim i Planit të Veprimit 2014 – 2016).

Produkte të synuara të këtij angazhimi:

– Hartimi i akteve nënligjore, udhëzimeve përkatëse dhe formave te raportimit të ndjekjes dhe investigimit nga ILDKPKI për zbatimin e suksesshëm të këtij ligji;

 – Konsultime me grupet e interesit ne Tirane dhe rrethe për prezantimin e akteve nënligjore, diskutimin dhe marrjen e rekomandimeve prej tyre;

– Ngritje kapacitetesh permes trajnimeve dhe asistencës teknike për stafin e ILDKPKI dhe administrates publike në lidhje me implementimin e suksesshëm të ligjit dhe akteve nënligjore, përgatitjen e përshkrimit të punës për stafin përgjegjës për marrjen e sinjalizimeve dhe ndjekjen e tyre;

– Fushata ndërgjegjësimi dhe edukimi në media për ligjin dhe rëndësinë e zbatimit të tij në luftën kundër korrupsionit.

Shprehni mendimin tuaj

Komentoni

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>