• Go to Home

: News

Publikohet Raporti i Vlerësimit nga IRM mbi Plan e II të Veprimit të Qeverisë në kuadër të PQH

Mekanizmi i Pavarur i Raportimit në Shqipëri, publikon raportin e vlerësimit mbi Plan e II të Veprimit  të Qeverisë në kuadër të iniciativës ndërkombetare, Partneritet për Qeverisje të Hapur. Raporti mbulon periudhën e zbatimit të Plan Veprimit, qershor 2014 -2016.

Klikoni per te shkarkuar raportin në gjuhën Angleze.

Versioni ne gjuhën Shqipe do të publikohet së shpejti.  Periudha dy javore për të dhënë komentet tuaja mbi këtë raport do të fillojë menjëherë pas publikimit në gjuhën Shqipe.

Të interesuarit për të dhënë komentet e tyre në Anglisht mund të drejtohen në linkun: http://www.opengovpartnership.org/country/comment-report/albania-end-term-report-public-comment

si dhe në adresën e emailit: irm@opengovpartnership.org

Forumi OpenAlb #Open#bydefault

openalb2Më 22 nëntor 2016, IDM në bashkëpunim me MIAP, në kuadër të projektit ‘OpenALB: Partneriteti ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile në luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e mirëqeverisjes’ mbështetur nga ambasada Amerikane, organizuan një tryezë diskutimi me qëllim prezantimin e rezulateve dhe problematikave të hasura gjatë zbatimit të Planë Veprimit për vitin 2014-2016, si dhe reflektime mbi sfidat e përbashkëta në zbatimin e suksesshëm të planit të tretë të veprimit në dy vitet e ardhshme bazuar edhe ne rolin e Forumit OpenALB.

Gjatë ketij takimi, përfaqësues të Qeverisë dhe Shoqërise Civile u mblodhën së bashku për të ndarë përvojën e tyre në lidhje me hartimin e Palan Veprimit akutal dhe për të ndërmarrë angzhime të mëtjeshme bashkëpunimi në kuadër të Partneriteti për Qeverisje të Hapur.

event openalb 3Gjatë eventit, Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike dhë njëkohësisht Koordinatoria Kombëtare e OGP, event opealb1znj. Milena Harito theksoi rëndësine e këtij forumi, si dhe nevojën e bashkëpunimit dhe kontributit të Shoqerisë Civilie gjatë hartimit të Plane Veprimeve Kombëtare. Ministria Harito gjitathashtu theksoi angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë për të zbatuar parimet e PQH në Shqipëri.

Ndërkohë, perfaqesues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit sollën në vëmendje dobishmerinë e forumit OpenAlb dhe nevojën për të konsoliduar rolin e tij në vitet në vazhdim.

Për konsultim: Raporti i Vetëvlerësimit të Qeverisë për Planin e veprimit 2014 – 2016

Publikohet për konsultim Raporti i Vetëvlerësimit të Qeverisë për Planin e veprimit 2014 – 2016, në kuadër të Partneritetit për Qeverisje të Hapur. Ju ftojmë të dergoni sugjerimet dhe komentet tuaja deri në datën 30 Shtator 2016 në adresën info@inovacioni.gov.al.

Raporti në Shqip: Raporti i vetevleresimit PV 2014 -2016 (varianti PDF) &  Raporti i vetevleresimit PV 2014 -2016 (varianti word)

Raporti në Anglisht: NAP 2nd end term self assessment report (PDF version) &   NAP 2nd end term self assessment report (word version)

Raport mbi Perceptimin e qytetarëve mbi ofrimin e shërbimeve në nivel vendor në bashkitë Fier dhe Shkodër

IDM me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe në kuadër të projektit ‘OpenALB: “Partneriteti ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve në luftën kundër korrupsionit dhe promovimit të qeverisjes së mirë”,  ka zhvilluar studimin “Perceptimi i qytetarëve mbi ofrimin e shërbimeve në nivel vendor” në bashkitë Fier dhe Shkodër.

Qëllimi i këtij raporti është të vlerësojë performancën e shërbimeve të ofruara nga Bashkia Shkodër dhe Bashkia Fier dhe të sjellë në pah pritshmëritë e pjesëmarrësve për përmirësimin e këtyre shërbimeve. Për më teper klikoni për të shkarkuar raportin e plotë për këto bashki:

 Fier report 17.08.2016 & SHKODER report 17.08.2016

Shqipëria lançoi Forumin e Aktorëve të Interesit OpenALB, në kuadër të nismës PQH

foto kryesore
IMG_3904
Në 23 Mars 2016, Shqipëria lançoi Forumin e Aktorëve të Interesit/ OpenALB, një mekanizëm që siguron zbatimin e suksesshëm të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (PQH) në vend.

Si anëtare e PQH që prej vitit 2011, Shqipëria  është aktualisht duke zbatuar Planin e II Kombëtar të Veprimit.
Forumi synon të sjellë së bashku përfaqësues të qeverisë, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në një dialog me qëllim ndërmarrjen e angazhimeve konkrete për të nxitur reformat për një qeverisje të hapur dhe inovative në nivel kombëtar.

Forumi do të angazhohet në promovimin e nismës së partneritetit për Qeverisje të Hapur, konsultimin dhe
hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit dhe Monitorimin e Zbatimit të Angazhimeve, me qëllim shtrirjen e praktikës përtej bazës aktuale të vendit në fushën e transparencës, llogaridhënies dhe angazhimit të qytetarëve.