• Go to Home

: Modernizimi i Sherbimeve Publike

Ofrimi i shërbimeve elektronike – AKSHI

Ofrimi i shërbimeve elektronike

Ky angazhim synon që nëpërmjet një Sistemi menaxhimi formash elektronike (eForms). hartimin dhe dërgimin elektronik të kërkesave për eSherbime nga qytetaret me ane te formularëve (eForm-ave). Kjo do të ndihmojë institucionet e përfshira për të zvogëluar punën manuale me letra e cila është më e ngadalte sesa perpunimi elektronik i informacionit duke perdorur forma elektronike për komunikim me qytetarët. Sistemi gjithashtu do të ndihmojë qytetarët dhe biznesin për të zvogëluar kohën për marrjen e shërbimeve. Koha për përpunimin e formularëve do të reduktohet për shkak se eFormat e dorëzuara do të jenë ne format elektronike. Sistemi do të rrisë efiçençën e punonjësve qeveritarë të cilat do ti sherbejne me shpejt dhe me mire qytetareve

Standardizimi i Karteles Informative – ADISA

Standardizimi I Kartelave Informative

Kartela informuese do të ofrohet nga ADISA bazuar në Ligjin Nr. 13, date 18.02.2016 “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”, dhe në VKM Nr. 343, datë 04.05.2016 “Për përcaktimin e Autoritetit përgjegjës për hartimin e modeleve”.

Për çdo shërbim për të cilin do standartizohet kartela informative përkatëse, e cila do të përmbajë informacionin e mëposhtëm:

a) Kodi i shërbimit;

b) Emërtimi i shërbimit;

c) Dokumentacionin e nevojshëm për shërbimin që kërkoni;

d) Tarifën e shërbimit;

e) Afati kohor i lëvrimit të shërbimit nga institucioni.

Aktualisht është dakortësuar në standartizimin e 371 Kartelave Informative për shërbimet e ofruara nga 10 institucione shtetërore. Në vijim do të punohet për standardizimin e 700 Kartelave Informative, të dakortësuara me institucionet që ofrojnë shërbime. Kartela do të jetë e aksesueshme online si dhe në sportelet e shërbimit.

Karta e Qytetarit – ADISA

Krijimi I Kartës së Qytetarit

Ky angazhim bazohet në Ligjin Nr. 13, date 18.02.2016 “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”, Neni 35, ku percaktohet se: Standardizimi i mënyrës së ofrimit të shërbimeve publike në sportel bëhet sipas modeleve kombëtare, si dhe modeleve europiane dhe ndërkombëtare, të cilat hartohen dhe përshtaten si modele shqiptare nga autoriteti përgjegjës për modelet, i cili bazuar ne VKM Nr. 343, date 04.05.2016 eshte ADISA. Karta e Qytetarit ka për qëllim të shërbej si një një dokument publik për të rritur transparencën,qasjen qytetare, shpejtësinë e shërbimit, lëvrimin e shërbimit, përmirësimin e vazhdueshëm, performancën dhe ofron mjete alternative për të luftuar korrupsionin. Çdo standard përbëhet nga disa procese, që garantojnë standardin në vetvete. Proceset shoqërohen me aktivitete të caktuara, të cilat duhen ndërmarrë për të garantuar standardet. Në fund, proceset maten përmes indikatorëve (treguesve), nëse standardet janë në nivelet e duhura.

Prezantimi dhe shtimi i sporteleve dixhitale – AKSHI

Prezantimi dhe shtimi i sporteleve dixhitale

Nëpërmjet shpërndarjes së sporteleve dixhitale, portali unik qeveritar e-Albania synon të ofrojë akses dhe kërkim më të lehtë në internet për të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët mund të drejtohen në një pikë të vetme aksesi publik për të marrë informacion apo shërbimet publike online që ofrohen nëpërmjet portalit unik qeveritar e-albania. Sportelet dixhitale të shërbimeve publike do të ofrojë nëpërmjet automatit shërbime publike 24/7. Me anë të kioskave digjitale bëhet e mundur që shërbimet e ofruar nëpërmjet portalit unik qeveritar eAlbania të kenë mundësi aksesi nga të gjithë qytetarët shqiptarë. Perzantimi për herë të parë i kioskave dixhitale do sjelle rritje te trasparences per sherbimet e ofruar nga administrate .Në këtë mënyrë, nëpëmjet ofrimit të shërbimeve eklektronike synohet të përmirësohet disponueshmëria, cilësia dhe transparenca e shërbimeve publike si dhe të reduktohet koha e zbatimit të proçedurave dhe kostot e administratës publike.

Krijimi i sistemit multifunksional të qëndërzuar për lejet e ndertimit – AKSHI

Krijimi i sistemit multifunksional të qëndërzuar për lejet e ndertimit

Ky angazhim parashikon ndërtimin i një sistemi multifunksional për të lehtesuar procedurat e aplikimeve për leje ndërtimi dhe zhvillimi duke dhënë mundësinë që qytetaret dhe bizneset të aplikojnë online. Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i një sistemi multifunksional dhe të qëndërzuar për të lehtësuar procedurat e aplikimeve për leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të aplikojnë online.

Duke qenë një system i qendërzuar synohet që të aksesohet në mënyrë elektronike nga të gjitha njësitë e qeverisjes qendroer dhe të gjithë institucionet e tjera të përfshira në procesin e vendimmarrjes, nëpërmjet llogarive përkatëse. Ky projekt synon realizimin e komunikimit elektronik të regjistrit të AKPT-së me regjistrat elektronikë të institucioneve të tjera për për verifikime apo marrje automatike të të dhënave të aplikantëve, nëpërmjet platformës qeveritare të ndërveprimit, si dhe gjurmimin e statusit të aplikimit në cdo fazë të tij nëpërmjet sistemit e-Tracking.

Dixhitalizimi i aktivitetit, kalimi i shërbimeve online dhe regjistrimi i shtetasve jashtë shtetit – Ministria e Puneve te Jashtme

Dixhitalizimi i aktivitetit, kalimi i shërbimeve online dhe regjistrimi i shtetasve jashtë shtetit

Ministria, në kuadër të reformimit të Shërbimit Konsullor, po punon për dixhitalizimin e aktivitetit të tij dhe kalimin e shërbimeve të ndryshme online.

Ky anagazhim synon në:

– Dixhitalizimin e aktivitetit të shërbimeve konsullore;

– Shkurtimin e kohës së pritjes për marrjen e shërbimeve;

– Luftën kundër fenomeneve korruptive;

– Shkurtimin e shpenzimeve të qytetarëve që kërkojnë shërbimet konsullore;

– Ofrimin e shërbimeve online;

– Regjistrimi i shtetasve shqiptarë me qëndrim jashtë vendit.